Komuna e Suharekës ka ndarë mirënjohje për punëtorin e kompanisë “Ekoregjioni”, Gentian Qamaj që iu rreziku jeta nga hedhja e mjeteve plasëse në mbeturina, shkruan Gazeta Express.

Kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj tha se Gentianit iu rrezikua jeta nga shpërthimi i një boce rtë gazit, teksa pamjet e publikuara i ka quajtur trishtuese.

“Gentian Qamaj nga Greikoci në punën e tij të ndershme shpesh herë u ballafaqua duke e rrezikuar jetën e tij. Në Sopijë ai u rrezikua nga shpërthimi i një boce të gazit, mirëpo për fat të mirë ai shpëtoi. Unë e respektoj gjithmonë punën e tyre në pastrimin e ambientit dhe të njejtën e kërkoj edhe nga ju, ngase ata kujdesen çdo ditë për ne”, ka shrkuar Muharremaj në një postim në “Facebook”.

Në ndërkohë, Gentian Qamaj para disa ditësh ka treguar se si i është rrezikuar jeta teksa tha se edhe është kërcënuar nga pronari i shtëpisë që e kishte hedhur në mbeturina mjetin plasës.

“Sod ne fshatin Sopih ne orar te punes un si puntor I kompanis EKORIGJION lendohem dhe as kush nuk merr masa dhe pronari shtepis ben kerrcnim une po paguj 4.euro”, pati shkruar ai në një postim në “Facebook”.

ExpressAktiv

GazetaExpress