1. •Molliqaj paralajmëron formimin e Asociacionit: Kurti e di i pari, i amnestoi të gjithë•

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj thotë se nuk është lajm lirimi i Pantiqit, por sipas tij garancia dhe ndërhyrja e kreut të shtetit te organet e drejtësisë që të mos ketë ndjekje ligjore për ata që vendosen barrikadat.

“Mbani mend, si rregull, sa herë bëhet një koncesion apo planifikohet të ndodh, së pari

do t’i dëgjojmë sulmet dhe arrogancën nga kryeministri. Çdo lëshim pe nga pozicionet fillestare, pasohet me tensione dhe akuza. Ato janë lajmëtaret e para”, shkruan Molliqaj.

Molliqaj thotë se me këtë situatë përfshihet Asociacioni i Komunuave me shumicë serbe dhe sipas tij, Kurti e dinë këtë.

Shkrimi i plotë:

Kryeministri amnestoi të gjithë

Sot, çka përbën lajm nuk është lirimi në arrest shtëpiak i Pantiqit, por garancia dhe ndërhyrja e kreut të shtetit te organet e drejtësisë që të mos ketë ndjekje ligjore për ata që vendosen barrikadat. Vendimi i parë po konsiderohet tradhti, ndërsa vendimi i dytë heroizëm. Në fund të ditës, gjyqtari “liroi” NJË. Por ama kryeministri i amnestoi TË GJITHË.

Mbani mend, si rregull, sa herë bëhet një koncesion apo planifikohet të ndodh, së pari do t’i dëgjojmë sulmet dhe arrogancën nga kryeministri. Çdo lëshim pe nga pozicionet fillestare, pasohet me tensione dhe akuza. Ato janë lajmëtaret e para.

Krejt kjo situatë punon për orën e Asociacionit. Dhe sa më shumë këso skena e skenare, aq më e paevitueshme ndarja etnike – territoriale. Kurti këtë e dinë i pari.

ExpressAktiv

Veriu.info