Një ditë, një i ri takon një të moshuar dhe i thotë:
-Më mbani mend profesor?
-Jo.
-Kam qene nxënësi juaj.
– Gëzohem. Si je? Me çfarë meresh tani?
-Jam bërë mësues.
– E gjykon se je i mirë në punën tënde?
-E vërteta është se PO. Ju më frymëzuat dhe doja t’ju ngjaja.
Kureshtar i moshuari, pyet te mesoj se cfare i mbeti ne mendje qe e frymezoi kaq shumë, sa të donte ti ngjante. Dhe i riu i rrefeu historinë e meposhtme:
-Nje dite nje nxenes i klases qe ishte dhe shoku im, erdhi ne klase dhe me tregoi nje ore te re shume te bukur qe mbante ne xhep. Nuk ju permbajtja tundimit dhe e vodha. Pas pak vuri re qe i mungonte ora nga xhepi dhe menjehere njoftoi profesorin qe na jepte mesim ate moment ne klase, dhe ishit Ju. Ju ne vazhdim, iu drejtuat klases dhe thate:
– Ora e nje nxenesi te kesaj klase u vodh ne kete ore mesimi. Kush e vodhi, ju lutem ta kthej menjehere.
– Kur mendova turpin e poshterimit perpara gjithe shokeve te mi te klases, nuk guxova ta dorezoja. Pastaj ju mbyllet deren, na thate te qendrojme te gjithe ne kembe sepse do kontrollonit xhepat e gjithe nxenesve derisa ta gjenit. Por vendoset nje kusht. Te gjithe duhet ti kemi syte mbyllur te mos shikojme fajtorin. Dhe keshtu u be. Kur arritet tek une, e gjetet ne xhepin tim dhe e moret. Por vazhduat te kerkonit ne xhepat e te gjitheve dhe kur mbaruat thate: «Dhe tani mund te hapni syte, Ora u gjend!» Nuk zute emrin tim ne goje dhe as me terhoqet verejtje menjane. Prisja te me qortonit dhe te me benit moral, por as keto nuk ndodhen. Ate dite, ju shpetuat dinjitetin tim. Ajo dite, ishte dita me e turpshme e jetes sime dhe me dhate me menyren tuaj nje mesim te forte. E kujtuat tani rastin z. Profesor?
-Po, duke te degjuar, i kujtova te gjitha. Por ka dicka qe nuk me kujtohet, dhe ai je ti, sepse dhe une i kisha syte e mi mbyllur kur ju kontrolloja te gjitheve!!!
Nëse duhet të poshtërosh një nxënës në sytë e gjithë nxënësve për ta dënuar, atëhere jo vetëm që nuk quhesh Mësues, por dhe nuk je Njeri.

Mësues të tillë çjerrin shpirtra, që mbeten të gdhendura gjithmonë në kujtesën e nxënëseve.

ExpressAktiv