Mediumi i madh amerikan Sky News ka publikuar sot një reportazh për “heroin” e qytetarëve të Prizrenit.

Bëhet fjalë për 66-vjeçarin Nexhmedin Berisha i cili punon si grumbullues i mbeturinave në qytetin antik të Kosovës – Prizren, tash e 44 vjet.

Pesë ditë në javë, Berisha ngjitet e zbret rrugëve të kalldrëmuara të lagjes “Nënkala” me kalin e tij.

Kjo për shkak se rrugëve të pjerrëta me kalldrëm, asnjë automjet nuk mund të ngjitet.

Sky News thotë se autoritet në Kosovë thonë se puna e Berishës ndihmon në ruajtën e pjesës antike të qytetit.

ExpressAktiv

Rtk.live