Home Lajme Më shumë se 2000 civilë të vrarë në Ukrainë

Më shumë se 2000 civilë të vrarë në Ukrainë

Zyrtarët në Ukrainë konfirmojnë se mbi 2000 civilë janë vrarë dhe janë shkatërruar qindra rrjete transporti, ndërtesa banimi, spitale, kopshte dhe shkolla.

 

Autoritetet në Ukrainë kanë njoftuar se më shumë se 2000 civilë janë vrarë deri më tani nga sulmet ruse që filluan një javë më parë.

Shërbimi i Emergjencave i Ukrainës ka thënë se deri më tani janë vrarë 10 pjesëtarë të këtij shërbimi dhe janë plagosur qindra të tjerë.

BBC citon autoritet në Ukrainë që konfirmojnë gjithashtu se ekipet e shpëtimit kanë shuar më shumë se 400 zjarre që shpërthyen pas bombardimeve ruse në  gjithë vendin dhe çaktivizuan  mbi 420  mjete eksplozive.

Po ashtu gjatë shtatë ditëve të luftës, Rusia ka shkatërruar qindra rrjete  transporti, ndërtesa banimi, spitale, kopshte dhe shkolla.

ExpressAktiv

Rtk.live