Londër: Vritet me thikë një 22-vjeçar shqiptar
23 mins më parë
Një 22-vjeçar shqiptar është vrarë me thikë më 1 janar, rreth orës 01:20 pas mesnatës.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në Londër.
Sipas raportimit të BBC-së, viktima është Fatjon Oruci.
Nga raporti i autopsisë zbulohet se 22-vjeçari shqiptar ishte rrahur dhe therur disa herë me thikë nga të dyshuarit.
Policia britanike, në lidhje me rastin, i ka arrestuar dy persona nga Londra, një 26-vjeçar dhe një femër 20-vjeçare.
Ata janë marrë në pyetje dhe autoritetet po vazhdojnë me hetimin e ngjarjes.
Një tjetër 23-vjeçar u ndalua në datën 4 janar, por u la i lirë për mungesë të provave që e lidhin me ngjarjen.
ExpressAktiv
KlanKosova.tv