Pas plot 21 ditësh të bllokuar, policët e Kosovës në stacionin e Jarinjes janë ndërruar nga kolegët e ture, njofton “Mitropol”.
Të njejtit kishin qëndruar aty edhe pas lirimit në arrest shtëpiak të ish-policit serb të dyshuar për akt terrorist, Dejan Pantiq, lajm të cilin e kishte dhënë ekskluzivisht “Mitropol”.
Se policët e Jarinjës tashmë janë çbllokuar për “Mitropol” e ka konfirmuar edhe bija e njërit nga policët e ngujuar.
”M’pat marrë malli me përqafë babin”, tha ajo në kushte anonimiteti për “Mitropol”.
Në këtë bazë pati policë nga stacioni i jugut, e të njejtit pas kampit të policisë do kthehen nëpër shtëpi.
Arsyeja e bllokimit të policëve ishte vendosja e barrikadave në të katër anët e veriut, duke bllokuar shumë nga policët kosovarë për kohë të gjatë në veti./Mitropol/
ExpreswAktiv