Dy persona janë arrestuar pas një përleshje fizike me një tjetër në rrugën “Marie Shllaku” në Mitrovicë dje rreth orës 15:45, njofton “Mitropol”.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që ata kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar të cilit i kanë shkaktuar lëndime trupore.”, ka bërë të ditur policia.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Mitropol/

ExpressAktiv