Lajm i rendesishem!
Faleminderit Zot! 140 mije Falenderime! Shuma prej 140 mije euro per Jaseminen u mblodh pa kaluar 48 ore.
Nuk di si ta pershkruaj kete ndjesi, nuk di si tju falenderoj, cdo fjale eshte pak para asaj qe ju te gjithe bete duke i dhene shprese Jasemines te kurohet. Akoma i kam ne kujtese lotet e babait, eshte e veshtire te buzeqeshe, as ne nuk mundemi, sepse mbledhja e parave ishte vetem hapi i pare, por hap pa te cilin nuk mund te shpresonim per me tej. Tani o Zot tek Ty e kemi dorezuar, jepi sukses mjekeve ta sherojne e ta sjellin prane familjes, te rifilloje jeten stundetore.
Do tu kerkoja me miresjellje cdo kujt qe e lexon kete status te beji nje lutje, pasha te Madhin Zot ne shume raste ka pasur femije qe e kane ndjere permisimin e shendetit gjate lutjeve, askush nuk e di se kujt Zoti ia pranon. Ne bejme shkaqet, sic jane te hollat, spitali jasht ku babai e ka derguar tek specialisti me i mire i kesaj fushe, por ne tek Zoti mbeshtetemi pasi i kemi bere shkaqet. Lutuni per Jaseminen!
O Zot Sheruesi me i mire, sheroje motren tone nga Kosova, sheroje o Zot se ne tek Ty i kemi shpresat 🤲
Amin!

ExpressAktiv