Këngëtarja shkupjane, Altuna Sejdiu – Tuna ka qenë njëra prej këngëtarëve të para që ka reaguar për tragjedinë e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut në Bullgari

45 persona kanë humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur gjatë kthimit të autobusit me udhëtarë nga Stambolli për në Shkup.

“Lajm i trishtueshëm, dhimbje e madhe! Lutje për të mbijetuarit, pikëllim për ata që humbën jetën”, ka shkruar fillimisht Tuna.

“12 fëmijë në mesin e 46 viktimave në Bullgari. Shumica shqiptarë nga Maqedonia, me moshë mesatare 25-30 vjeç. Lajm shumë i trishtueshëm për të gjithë. Ngushllime familjarëve e miqve! Zoti u’a lehtësoftë dhimbjen”, ka shkruar ajo në një postim tjetër në Instagram.

ExpressAktiv

GazetaExpress