Home Lajme Kuvendi sot debaton për mos liberalizimin e vizave nga BE për Kosovën

Kuvendi sot debaton për mos liberalizimin e vizave nga BE për Kosovën

Afet Bela / RTKlive

Sot Kuvendi i Kosovës me fillim në ora 10:00, do të vazhdojë seancën plenare, ku në rend ditë janë tri pika.

 

Pika e parë do të jetë shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Traktatit mbi Ndihmën e ndërsjellë juridike në çështjet penale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Konfederatës Zvicerane,  votimi në lexim të dytë i Projektligjit për Sistemin e menaxhimit të performancës së komunave  dhe skemën e grantit të bazuar në performancë si dhe miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ,  ekzekutiv rregullator dhe në ndërmarrje publike, raporton RTKlive.

Kurse nga ora 11:00, mbahet seancë e re plenare, ku në rend dite janë 13 pika në rend dite. Do të fillohet si zakonisht me deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare, shqyrtimin e dytë ë Projektligjit për Produktet Biocide, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ushqimin, propozimi për zëvendësimin e anëtarit në komision parlamentar, shqyrtimi i Propozim-rezolutës për adresimin e rritjes së çmimeve, shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2021, shqyrtimi i Raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT Sh.a. për vitin 2021, shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 12/84, datë 22 qershor 2022 për hartimin e Planit Hapësinor të Kosovës, shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 13/84, datë 22 qershor 2022 për hartimin e Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri”, ratifikimi i anëtarit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit dhe debatin parlamentar në lidhje me mos liberalizimin e vizave nga BE-ja për Kosovën.

ExpressAktiv

Rtk.live