Kurbetçarët presin deri në 20 orë në kufirin Serbi – Hungari (VIDEO)
nga Qendresa Sinani
Duket se mërgimtarët që ishin në Kosovë për pushime ia mësynë vendeve të tyre një ditë para se të fillojnë punën. Kësisojë, në kufirin Serbi-Kroaci janë krijuar kolona të gjata veturash.
Klan Kosova bisedoi me disa bashkëatdhetarë që po presin në këtë pikë kufitare tash e 19 orë e të cilët u ankuan se shkak për këto pritje të gjata mund të jetë neglizhenca e policisë kufitare që po punojnë shumë ngadalë.
Kolona e pritje të gjata janë shkaktuar edhe më Mutivodë. Mërgimtarët po mendojnë se janë pala serbe ata që po i detyrojnë të presin duke i shtyer të kryejnë procedurave të panevojshme.
ExpressAktiv
KlanKosova.tv