Pas festave të fundvitit shumë mërgimtarë kanë marr rrugën e kthimit për në vendet ku jetojnë, ata po përballen me pritje të gjata nëpër pika kufitare, raporton Express.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet për të dalë nga Kosova po zgjasin deri në 1 orë e gjysmë.

Po ashtu pritjet e gjatë janë edhe në kufirin Serbi-Kroaci, teksa në një video që po qarkullon në rrjete sociale shihet se si një qytetar nga komuna e Suharekës i ka humbur durimin dhe thyen rregulluat duke dal me veturë anash shiritit duke tejkaluar kolonën.

ExpressAktiv

GazetaExpress