Mbrëmë, Qeveria e Republikës së Kosovës ka themeluar Fondin e Sigurisë së Kosovës derisa sot është bërë publike llogaria bankare për pranimin e fondeve. Ndërsa, lidhur me këtë klubi i natës në Prishtinë – “VENOM” përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se do të dhurojë 100 mijë euro.

Pronari i kësaj diskoteke, biznesmeni Alex Duhani është shprehur se së bashku me dy vëllezërit e tij, Gjonin dhe Tomën kanë premtuar se do të dhurojnë shumën prej 100 mijë eurosh.

Komunikata e plotë:

02 Mars 2022 – Në një komunikatë për media, bëhet e ditur se klubi i natës ‘VENOM’ në Prishtinë do të dhuroj 100,000 EUR për Fondin e Sigurisë së Kosovës. Kjo bëhet e ditur pas një deklarate zyrtare nga pronari i klubit të natës, biznesmeni Alex Duhani.

“Me 25 Dhjetor 2021, ish-Kryeministri i Kosovës z. Ramush Haradinaj mbajti fjalim në Ratishe të Deqanit për krijimin e Fondit të Sigurisë së Kosovës, me të cilin rast, unë së bashku me dy vëllezërit, Gjoni dhe Toma, premtuam se do të dhurojmë 100,000 EUR me rastin e themelimit të fondit”, u shpreh z. Alex Duhani, pronar i VENOM.

Klubi i natës VENOM është risia më e fundit në industrinë e argëtimit dhe jetës së natës në Kosovë. Është i vetmi klub në vend dhe rajon i cili ofron ambient dhe shërbim luksoz, si dhe klubi i natës më i madhi në rajon. Përtej ofrimit të një eksperience tjetër, e cila nuk ka ekzistuar më parë në Kosovë dhe rajon, klubi ka për qëllim që edhe të kontribuoj pozitivisht në rreth dhe shoqërinë ku vepron dhe operon. Kjo shumë e majme do të jetë një ndihmë dhe shtysë e madhe për fondin si dhe një nxitje që edhe biznesmenë të tjerë në Kosovë e Diasporë t’i përgjigjen thirrjes dhe të dhurojnë sipas mundësive të tyre.

Pronari i klubit të natës “VENOM”, biznesmeni Alex Duhani

ExpressAktiv

GazetaExpress