Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë u regjistruan edhe 2 mije e 390 raste të reja me COVID-19, raporton Gazeta Express.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Komuna që regjistroi më së shumti raste gjatë kësaj kohe është ajo e Prishtinës me 566 raste, pastaj e Pejës me 325 dhe Ferizajt me 174.
Komuna e Gjilanit regjistroi 171 raste, ajo e Fushë Kosovës 117, ndërsa e Podujevës 107.
ExpressAktiv
GazetaExpress
Në mesin e rasteve të reja me virus gjatë kësaj kohe janë edhe 129 fëmijë të moshës zero deri në 9 vjeç.
351 të infektuar janë të moshës 10-19 vjeç, ndërsa 357 të moshës 20-29 vjeç.
40 të infektuar janë të moshës mbi 80 vjeç.
137 janë të moshës 70-79 vjeç.