Ministria e Shëndetësisë pritet që nesër të rishqyrtojë dhe lehtësojë masat kundër pandemisë.

I ri /Lajme
Këto janë masat e reja që pritet të vendosen më 4 shkurtFoto: Ilustrim
Komiteti për menaxhimin e pandemisë do të mblidhet nesër në orën 14:00 për vlerësimin e situatës epidemiologjike dhe analizimin e vendosjes së masave të reja.

Mësohet se ora policore mund të përgjysmohet ose potencialisht të largohet, ndërkaq gastronomia do të kthehet në orar të rregullt deri në ora 23:00.

 

Nëpër pikat kufitare nuk do të ketë nevojë që qytetarët të dëshmojnë se kanë marrë tri doza të vaksinës, meqë do të jetë e mjaftueshme të kalohet kufiri me dy doza të vaksinës dhe pa test, raporton Klan Kosova.

Po ashtu, MSH mund të lejojë ahengjet dhe dasmat, megjithatë marrëveshja me Odën e Hotelerisë dhe Turizmit është që nëse në një aheng s’përfillin masat dhe mund të ketë pjesëmarrës pa dy doza të vaksinës, Inspektorati do ta mbyllë atë lokal deri në 12 muaj./IndeksOnline/

ExpressAktiv