771 raste të reja me COVID – 19 në 24 orët e fundit

6 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.064 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.716.223 doza të vaksinës.
Deri më sot 796.031 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë

Deri më sot janë dhënë 32.414 doza përforëcuese dhe 2.165 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 6.553 testime, 771 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 119 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.651.
Në total numri i rasteve aktive është 4.489.

ExpressAktiv

Kosovarja-ks.com