Rreth 340 punëtorë të Telekomit i janë përgjigjur ofertës për pensionim të parakohshëm dhe largim vullnetar nga puna.Lamih Balaj, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit, ka bërë të ditur për KALLXO.com se mjetet për këta punëtorë do ndahen nga Qeveria.“Oferta është bërë para një muaji prej menaxhmentit të Telekomit, kurse mjetet do i mbulojë Qeveria, për pensionim të parakohshëm dhe 24 paga për ata që duan largim nga puna”, ka thënë Balaj.Balaj tutje potencoi se afati për këtë ofertë është shtyrë pasi kanë marrë kërkesa si Sindikatë e Punëtorëve.

“Javën e kaluar është mbyllur si proces, por tani është shtyrë edhe për disa ditë, deri më 10 maj pasi ne si Sindikatë kemi marrë kërkesa prej një pjese të punëtorëve. Rreth 340 është numri që kanë aplikuar për dy pakot, atë të pensionimit të parakohshëm dhe atë për 24 pagat”, ka thënë Balaj.Sipas Balajt, pensioni i parakohshëm përfshin 60% të pagës dhe vlen për ata që pritet të pensionohen gjatë viteve 2023-2026, kurse 24 pagat do jepen të plota.“Pensioni i parakohshëm shkon me 60%, munden me shku ata punëtorë të cilët pensionohen prej 2023-26, sigurisht këta që dalin këtë vit nuk përfshihen në pagesë. Këta me 24 paga e kanë 100% pagesën”, ka thënë Balaj.Kryetari i Sindikatës ka thënë se nuk ka informacione për benefite të tjera pasi si Sindikatë nuk janë pyetur për këtë pako.

ExpressAktiv

Kallxo.com