Para dy muajsh, në rrjetin social Facebook është hapur një grup me emrin “Pro tërheqjes së 30% të Trustit”, i cili momentalisht ka mbi 20 mijë anëtarë që i janë bashkuar.

Iniciuesi, Adnan Jashari, është shprehur se këtë iniciativë e kishte marr duke parë shumë njerëz që shprehnin mendimin e tyre pro tërheqjes së parave të Trustit pensional për shkak të krizës ekonomike nëpër të cilën po kalon vendi.

Në emisionin Ora 7 në Klan Kosova, Jashari u shpreh se nuk e kishte pritur gjithë këtë përkrahje, meqenëse grupin e kishte hapur, siç tha, si një qytetar i thjeshtë.

 

ExpressAktiv
KlanKosova.tv