Me përfundimin e “Big Brother VIP Albania” të gjithë banorët kanë bërë daljet e tyre të para televizive dhe intervistat e ndryshme ku kanë folur mbi eksperiencën e tyre në format, e për të ndarë qëndrimet e tyre mbi situatat dhe dinamikat e caktuara të krijuara.

Një ndër to ka qenë edhe Ilir Shaqiri, fituesi i çmimit të madh prej 100.000 eurosh, i cili ka komentuar “sjelljet” e Donald Veshajt pas përfundimit të garës.

Sipas tij, aktori i humorit ka qenë më ndryshe gjatë rrugëtimit të tij në shtëpi, duke zbuluar se i kishte thënë balerinit që e meritonte fitoren.

“Kam parë një Donald krejt ndryshe nga ai që prisja, nga ai që lashë në finale. Më vjen keq që e përjetoi kështu. Donaldi në skenë më tha se e ndjente që do isha unë fituesi dhe që e meritoja. Mendova se e kishte me të vërtetë”- është shprehur ai.

Kjo nuk është hera e parë që balerini ka folur mbi qëndrimet e Donaldit. Rikujtojmë se gjatë një interviste së fundmi, Iliri tha se besonte që ai do të kishte fituar nëse nuk do ta kishte mbyllur marrëdhënien e tij me Bora Zemanin, pasi sipas tij, kjo gjë i humbi mbështetjen nga publiku.

ExpressAktiv

Kosovarja-ks.com