Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka reaguar pas sulmeve ndaj Policisë së Kosovës në veri.

I shqetësuar për dëmtimin e stabilitetit rajonal, ai ka bërë thirrje për përmbajtje nga çdo veprim që mund të përkeqësojë situatën.

 

Gazetarët tallen me Gjinovcin që i dha komplimente Ministres në studio, mo…
“I shqetësuar thellësisht nga raportimet për një sulm të armatosur ndaj policisë në Zubin Potok të Kosovës. Ne e dënojmë këtë sulm të dhunshëm dhe bëjmë thirrje për përmbajtje nga çdo veprim që mund të dëmtojë sigurinë dhe stabilitetin e rajonit tonë”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Pas katër sulmeve brenda tri ditësh që u raportua dje nga Ministria e Brendshme dhe Policia e Kosovës, sot është raportuar edhe për dy shpërthime në Sharpej të Jarinjës, afër veturës së policisë e cila ishte në një pikë statike ku policia ishte e përqendruar në parandalim të kontrabandës në atë zonë. Dyshimet janë se mjetet piroteknike janë hedhur nga territori i Serbisë. Nga këto shpërthime s’ka të lënduar e as dëme materiale.

ExpressAktiv

Gazeta Express