Një 26 vjeçar nga fshati Greikoc i Suharekës ka humbur jetën sot.

Sipas burimeve të SuharekaOnline 26 vjeçari F.H. (Emër i njohur për redaksinë) është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin Rajonal të Prizrenit mirëpo nga plagët e marra ka ndërrur jetë.

 

Rastin e ka konfirmuar për SuharekaOnline zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Gashi ka bërë të ditur se pas plagëve të marrura 26 vjeçari ka ndërruar jetë.

Gjithashtu ai ka thënë se afër shtëpisë së viktimës është gjetur një armë e tipit Ak47 .

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë relevante të Policisë së Kosovës dhe po merren me rastin, ku deri më tani rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë.

ExpressAktiv

suharekaonline.com