Home Lajme Hoxhaj për Bajram në familjen e Thaçit:Presidenti do të kthehet më i...

Hoxhaj për Bajram në familjen e Thaçit:Presidenti do të kthehet më i fortë

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh deputet i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vizituar sot familjen e ish-presidentit Hashim Thaçi i cili ndodhet në Hagë.

 

Hoxhaj ka ndarë në Facebook një fotografi me babanë e Thaçit dhe vëllezërit e tij.

“Dihet se prindërit janë mësuesit e parë të fëmijës e shtëpia është tempulli i familjes. Ky rol, si askujt më shumë, i shkon Bacës Haxhi, babait të presidentit Hashim Thaçi dhe odës së familjes së tij! Bacën Haxhi e urova për Festën e Bajramit dhe e falënderova që edukoi e mësoi një personalitet të madh për kombin shqiptar, i cili padrejtësisht nuk ndodhet as pranë prindërve, as pranë familjes, në këtë ditë feste, por që shumë shpejt do të kthehet edhe më i fortë pranë tyre dhe Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj.

ExpressAktiv

Rtk.live