Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, tha se ka thënë se Masakra e Reçakut ka qenë akt vrasës i qëllimshëm dhe ishte arsyeja pse ShBA-ja intervenoi në mbrojtje të popullit të Kosovës.
Në ceremoninë e 23-vjetorit të Masakrës së Reçakut ai e citoi ish-presidentin amerikan, Bill Clinton.
“Askush të mos harrojë apo mohojë se çka ndodhi këtu dhe se pse aleatët dhe ShBA-ja intervenuan për të mbrojtur popullin e Kosovës. Në përgjigje të këtyre mizorive ShBA-ja në bashkëpunim me aleatët e NATO-s vepruan në mbrojtje të civilëve të pambrojtur”.
“Këto qëllime i përfaqësojnë thellësisht vlerat amerikane dhe perëndimore.Ne besojmë që të gjithë popujt pa dallim etnie apo feje meritojnë të jetojnë në liri”.
“Jemi të vetëdijshëm për përpjekjet për të rishkruar historinë e dokumentuar mirë të masakrës së Reçakut dhe për të minimizuar apo keqinterpretuar faktet rreth këtyre mizorive, dëshiroj të jem i qartë siç ka thënë presidenti Clinton atëherë dhe e vërtetojmë sërish tani ky ishte një akt vrasës i qëllimshëm dhe pa dallim, që synonte të mbillte frikë te populli i Kosovës, mohimi dhe glorifikimi i krimeve të luftës çnderon kujtimin e të vrarëve dhe e kthen rajonin prapa”.
ExpressAktiv
Rtk.Live