Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca nuk do të jetë në gjendje për ta drejtuar institucionin për shkak të një lëndimi fizik që ka marrë.
Këtë e ka konfirmuar shefja e deputetëve të LVV-së, Mimoza Kusari Lila.
“Kryetari i Kuvendit prej sot e 10 ditë tjera nuk do të jetë në Kuvend, në vendin e tij të punës për arsye shëndetësore. Kryetari ka pas një lëndim fizik mbrëmë dhe për këtë arsye me rekomandimin e mjekut duhet të qëndroj në shtëpi që të ketë rikuperim të këmbës”, – tha ajo.
Në vend të tij, mbledhjen e sotme të kryesisë së Kuvendit e ka udhëhequr nënkryetarja Saranda Bogujevci.
KALLXO.com ka provuar të kontaktoj me shefin e kabinetit të Konjufcës, Ilir Kërçelin, por ai nuk ka qenë i qasshëm deri në publikimin e këtij artikulli.
ExpressAktiv
Kallxo.com