Një punëtore e KEDS-it është dërguar pa shenja jete sot në Emergjencën Rajonale të Gjilanit.

Sipas policisë, 63-vjeçarja është gjetur pa shenja jete në zyrë.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Gjilan, Ismet Hashani.

“Ju njoftojmë se sot më 04.10.2022 rreth orës 10:32 nga Emergjenca Rajonale në Gjilan jemi njoftuar se është sjellur një person i gjinisë femërore, shqiptare-kosovare, e moshës 63 vjeçe pa shenja jete. E njejta është punëtore e KEDSIT dhe ka qene në vendin  e punës, është gjeturë në zyre pa shenja jete . Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante. Mjeku ka konstatua ëër vdekje të natyrshme. Prokurori i shtetit ka urdhëruat që trupi i pa jetë të dergohet në IML”, tha Hashani.

ExpressAktiv

gazetaexpress