Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, duket se është “mërzitur” me mungesën e deputetit të Vetëvendosjes, Haki Abazit, në seancat e Kuvendit, raporton Express.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka treguar se deputeti Abazi nuk ka shkuar as sot në seancë.

“Hakiu mungon🙁”, ka shkruar Musliu në Facebook.

Ndryshe, deputeti i Lëvizjes Vetëvëndosje, Haki Abazi nuk ka marrë pjesë në seancën e fundit të Kuvendit.

Abazi përmes një postimi në Facebook tha se ka një sër faktorësh që e kanë shtyer ta bëjë këtë veprim në këtë kohë por që nuk ka sqaruar asgjë më shumë.

“Të gjitha i kam transmetuar tek lidershipi dhe pres që të adresohen me kujdes dhe në kohë”, ka shkruar Abazi në Facebook./Express

ExpressAktiv

GazetaExpress