Gjermania dhe Holanda kanë njoftuar dërgesat e armëve në Ukrainë sot. Tani Franca gjithashtu është zotuar të japë më shumë ndihmë ushtarake.

Zyra e Presidentit Macron thotë se Franca do të dërgojë armë dhe karburant, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Ai shton se do të ndërmarrë gjithashtu veprime kundër “mediave ruse dhe influencuesve” që përhapin dezinformata rreth konfliktit.

Presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel, tha në Twitter se bashkimi i 27 vendeve anëtare do të “lehtësojë dërgimin e ndihmës ushtarake nga BE në Ukrainë”.

Ai nuk dha detaje të tjera, por ministrat e jashtëm të BE-së do të takohen nesër për të diskutuar një paketë të re për forcat e armatosura ukrainase.

ExpressAktiv

KlanKosova.tv