Gjatë festave të fundvitit numri i bashkatdhetarëve që vijnë në Kosovë është më i lartë.

Kështu në pikat kufitare pritjet e qytetarëve vazhdojnë të jenë edhe këtë herë, njofton KlanKosova.tv.

Në Qendrën Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata raportohen të jenë në dalje të Kosovës, në pikën kufitare të Merdares dhe Dheut të Bardhë.

Në Merdare pritjet janë deri në 25 minuta, derisa në Dheun e Bardhë deri në 20 minuta. Në pikat tjera kufitare situata është më e qetë, me pritje deri në pesë minuta.

ExpressAktiv

KlanKosova.tv