Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka reaguar pas situatës së krijuar sot në veri, e ku Policia e Kosovës zhvilloi një aksion kundër kontrabandës, gjë që u kundërshtua nga banorët lokal, shkruan Gazeta Express.

Tahiri përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se Qeveria duhet të ketë kujdes dhe të shtensionojë situatë.

Më tutje ajo tha se ka rrezik që i tërë veriu të kthehet në protektorat.

“Situata sot ne pjesen veriore eshte tensionuar nga nderhyrjet e ligjshme te Policise. Mirepo Qeveria duhet te kete kujdes, ta kontrolloj dhe shtensionoj situaten, dhe mos ta bjerr punen qe kjo ceshtje te shkoj ne Bruksel, sic e beri me rastin e zbatimit te marrveshjes se Brukselit per targa. Ka rrezik qe i krejt veriu te kthehet ne protektorat, qe eshte skenar djallezor i Serbise. Kam terhequr verejtjen per kete skenar kur Qeveria pranoi ne dialogun e Brukselit qe KFOR-i te vendoset ne zonen e dy pikave kufitare ne veri”, ka shrkuar ajo. /Express/

ExpressAktiv

GazetaExpress