Në repartin e gjinekologjisë në Prishtinë është pranuar një vajzë e mitur e cila ishte shtatzënë, raporton Express

Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në fshatin Dubravë të Ferizajt. E mitura ishte duke bashkëjetuar me një djalë po ashtu të mitur.

Lidhur me rastin, në cilësi të të dyshuarve janë intervistuar prindërit e viktimës dhe të të dyshuarit.

Me vendim të prokurorit, prindërit janë dërguar në mbajtje.

“Fsh. Dubravë Ferizaj.2021. Raportohet se viktima femër kosovar e mitur është pranuar në repartin gjinekologjik në QKUK e cila ishte shtatzënë dhe e njëjta ishte duke bashkëjetuar me një mashkull të mitur kosovar. Në lidhje me rastin, në cilësinë e të dyshuarit janë intervistuar të dy prindërit (të viktimës dhe të dyshuarit) meshkuj kosovar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit (prindërit) dërgohen në mbajtje”, ka bërë të ditur policia.

ExpressAktiv

GazetaExpress