Amos Zaharia dhe Dea Mishel janë parë si një çift i mundshëm brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”. Së fundmi kemi të reja nga raporti i tyre.

Amos dhe Dea kanë shkëmbyer puthjen e parë në buzë. Po, po është e vërtetë ndonëse në kontekst të një loje. Teksa kanë qenë duke interpretuar pjesën e filmit që duhet të realizonin me njëri-tjetrin aktori dhe blogerja kanë shkëmbyer edhe puthjen.

Videon mund ta shihni këtu.

Më herët blogerja në një bisedë i ka thënë Amos Zaharias, që të mos merret me të.

Ndër të tjera ajo ka shtuar se i pëlqen biseda me të, por kaq.

Pjesë nga biseda:

Dea: “Mos u merr kaq shumë me mua, ta kam thënë edhe atë natë që ishe i pirë.”

Amos: “A je e sigurt?”

Dea: “Të vlerësoj si njeri. I vlerësoj bisedat që bëjmë së bashku, janë pjesa më e këndëshme e qëndrimit këtu. Por mos u merr me mua.”

ExpressAktiv

GazetaExpress