Një apartament në Bogë të Pejës është përfshirë nga flakët.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 20:00 jemi njoftuar se është duke u djegur një apartament ngjitur me një hotel. Zjarrfikësit po bëjnë përpjekje për të shuar zjarrin dhe në vendngjarje janë edhe policia”, është shprehur Gashi, njofton Klankosova.tv.

Siç merr vesh Klankosova.tv, përveç dëmeve materiale nuk ka persona të lënduar.

ExpressAktiv

Klankosova.tv