Detaje të reja nga vrasja e dy policëve në Gjermani

Detaje të reja janë mësuar nga vrasja e dy efektivëve të policisë në Gjermani teksa ndodheshin në detyrë duke patrulluar në rrugë.

Mediat bëjnë me dije se ata janë një 24-vjeçare dhe kolegu i saj 29-vjeçar. Dy të rinjtë u qëlluan teksa ndodheshin në detyrë në rrethin Kusel në Rheinland-Pfalz.

Ata kishin ndaluar për kontroll një automjet të dyshimtë dhe kishin raportuar në radio.

Pak momente më vonë erdhi edhe mesazhi i tyre i fundit. “Po na qëllojë” thanë ata dhe menjëherë sinjali u ndërpre. /abcnews.al

ExpressAktiv

GazetaExpress