Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra u ka kërkuar falje të dënuarve në rastin “Kumanova”, pas deklaratave të bëra në një nga seancat e Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Ajo tha se nuk ka dashur që në asnjë rast t’i quajë terroristë të dënuarit në rastin “Kumanova”.

“Po e ndjej si obligim meqenëse në herën e fundit më është mohuar e drejta e fjalës për sqarim, me një keqkuptim të qëllimshëm, dua të qartësojë edhe njëherë sot para qytetarëve se për asnjë moment nuk i kam quajtur të akuzuarit që e vuajnë dënimin ën burgun e Maqedonisë si terroristë. Qëllimisht më është shpëtuar një fjali nga kontesti për të deformuar krejt konceptim e fjalimit”, tha ajo.

Më tutje, Deliu-Kodra deklaroi se fjalimi i saj është deformuar qëllimisht.

“Për asnjë moment nuk i kam cilësuar ata që vuajnë burgimin në Maqedoninë Veriu. Deklarata imë është deformuar me qëllim. Unë i përkas dy familjeve që kanë flijuar shumë për luftën në Kosovë dhe vijë nga një krahinë që ka qenë vatër e rezistencës. Ju keni dështuar që të qeverisni sepse nuk keni dijeni dhe po e mbani pushtetin duke shpërfaqur dhunë”, tha ajo./Expressa/

ExpressAktiv

GazetaExpress