nga Flamur Gajtani

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak pasditen e së enjtes takoi në Qeverinë e Kosovës shefin e saj Albin Kurtin.

Pas këtij takimi, sllovaku deklaroi se me kryeministrin kosovar bisedoi për mundësinë e takimit të radhës në Bruksel me presidentin serb Aleksandar Vuçiq që shpreson të jetë brenda këtij viti.

Lajçak shtoi se për këtë çështje nuk ka ndonjë lajm të madh, por që ai dhe BE-ja presin progres.

E para kësaj, diplomati evropian gjatë vizitës që ky e quan të shkurtë në Prishtinë, i shkoi në zyrë edhe presidentes Vjosa Osmani.

Vizita e Lajçak të enjten në Prishtinë, vjen një ditë pasi qëndroi në Beograd ku takoi shefin e shtetit serb, ndërsa nga Kosova emisari evropian pritet të largohet të premten në mëngjes..

ExpressAktiv

KlanKosova.tv