ÇITAKU PËR MASAKRËN NË REÇAK: AS PENDESË, AS KËRKIM FALJE NGA SERBIA
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku së bashku me përfaqësues nga partia kanë bërë homazhe në Kompleksin memorial në Reçak.
Në përvjetorin e masakrës që ndodhi në Reçak, Çitaku tha se edhe pas 23 vitesh nuk kemi kërkim falje nga shteti serb.
Çitaku: Është për të ardhur keq që 23 vite pas masakrës së Reçakut ende nuk kemi kërkim falje
(Video)
“15 janari i vitit 1999 është një ditë e cila është e shënuar thellë në kujtesën jo vetëm timen po në kujtesën kolektive tonë si komb. Është ditë e dhimbjes së madhe por në të njëjtën kohë është edhe ditë e kthesës së madhe, është ditë e cila preku ndërgjegjen e botës së qytetëruar dhe e rreshtojë botën demokratike karshi nesh. Është për të ardhur keq që 23 vite pas Masakrës së Reçakut ende nuk kemi kërkim falje, ende nuk kemi pendesë nga ana e shtetit serb”, ka thënë ajo.
Më 15 janar 1999, në fshatin Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur.
ExpressAktiv
Rtk.live