Buzhala ironizon me foton e Kurtit krah Vuçiqit: Isa – Hasha Esat Pasha
Takimi i kryeministrit Albin Kurti me Vuçiqin sot në Berlin ka nxitur reagime të shumta në vendin tonë.
Gazetari kosovar ka reaguar duke publikuar fotografinë e Kurtit afër me Vuçiqin, duke ironizuar me slloganin e famshëm dikur të Vetëvendosjes Isa – Hasha Esat Pasha kur partia e Kurtit atë kohë opozitë kritikonte takimet e Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit me Vuçiqin pa kërkuar falje për krimet e luftës dhe kthimin e të zhdukurve në luftën e fundit.
Buzhala ka ftuar mbështetësit e Kurtit që ta marrin këtë foto dhe t’ua tregojnë nënave gjakovare se Kurti po shkon hapave të kryeministrave paraprakë.
Postimi i plotë:
Isa – Hasha Esat Pasha
Dostojevski ka thane “ndershmeria eshte mungese e rastit”.
Tash merrne kete foto te Liderit e shkoni te nanat e Gjakoves, e tregojuni qe edhe Albini po shkon hapave te kryeministrave paraprak.
ExpressAktiv