Home Lajme Bislimi: Ekonomia e Kosovës, përkundër krizës energjetike u rrit me 10%

Bislimi: Ekonomia e Kosovës, përkundër krizës energjetike u rrit me 10%

Këshilli i Investitorëve Evropianë (EIC) të enjten ka organizuar konferencë në 6-vjetorin e hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA).

 

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se përkundër sfidave si pandemia e kriza energjetike kanë arritur që në vitin 2021 të ketë rritje ekonomike prej mbi 10%. Ai bëri me dije se kanë ndërmarrë të gjitha hapat për zbatim të MSA-së duke filluar nga hartimi i ligjeve. “Krejt këto reforma tha si kanë synim që ambienti i të bërit biznes në Kosovë të jetë më i favorshëm. tha ai. Bislimi tha se kanë aprovuar në Qeveri planin e MSA-së. “Unë koordinojë agjendën e integrimeve mirëpo puna e madhe është bërë në ministri të linjës dhe një numër të madh të ligjeve veç i kemi përfunduar. Janë edhe 30 ligje nëpër komisione. Boshti i marrëveshjes sillet rreth ekonomisë dhe sundimit të ligjit. Këto dy marrëveshjet kanë marr përsipër shumë obligime rritjen e konkurrueshmërisë. Një fushë tjetër ka të bëjë edhe me shërbimet financiare. Ideja është që ambienti e të bërit biznes në Kosovë të jetë më i favorshëm. Dy vjetët e fundit kanë qenë të vështira për shkak të pandemisë. Tani goditja tjetër na ka ardhur nga kriza energjetike. Me gjithë këto sfida kemi arritur të përfundojmë vitin 2021 me shifra të mëdha të ekonomisë për 10.53% që e bënë Kosovën se ka pasur rritje ekonomike dyshifrore. Për datën 5 prill kemi rritje të të hyrave buxhetore për 25.4%. Ne në këta tre muaj kemi shënuar ulje të tatimeve në pronë. Këtë vit situata do të jetë dukshëm më e mirë”, tha ai.

 

Edhe shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Thomash Szunyog, tha se me nënshkrimin e MSA-së janë hapur shumë mundësi për Kosovën në aspektin ekonomik. “Qeveria duhet që ta mbështes sektorin privat, duke shtuar se detyrë vendimtare mbetet shtyrja përpara e reformave që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit”, tha ai. Szuynog kur foli për heqjen e vizave tha se nuk e kupton pse ky proces nuk ka ndodhur më herët, por pohon se BE-ja e ka kryer punën që i takon.

Ndërsa Emrush Ujkani, drejtor ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropianë (EIC), tha se zbatimi i MSA-së është në interes të Kosovës.

ExpressAktiv

Rtk.live