Home Lajme BESNIK TAHIRI: PAGA MINIMALE NË SEKTORIN PRIVAT TË JETË 400 EURO

BESNIK TAHIRI: PAGA MINIMALE NË SEKTORIN PRIVAT TË JETË 400 EURO

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka treguar se kërkesa grupit parlamentar të AAK-së është që paga minimale në sektorin privat, që bazohet në Ligjin e Punës, të nisë nga 400 euro.

 

Njoftimi i plotë:

Paga minimale në sektorin privat të jetë 400 euro

Kërkesa jonë si grup parlamentar është që paga minimale në sektorin privat, që bazohet në Ligjin e Punës, të nisë nga 400 euro.

Në qoftë se i shohim programet tona politike, edhe të VV-së dhe të opozitës, paga minimale ka qenë 250-300 euro. Paga minimale në sektorin privat duhet të niset nga ky prag.

Në qoftë se fillojmë të diskutojmë që paga minimale të burojë prej diskutimit për kontratën kolektive dhe Ligjin e Punës, harro që keni me sjell një vendim për të rritur pagën minimale.

ExpressAktiv

Rtk.live