Home Uncategorized Barrikada në Zupç nuk është larguar ende

Barrikada në Zupç nuk është larguar ende

 

B. H. / RTKlive

(E plotësuar) Përderisa barrikadat në fshatin Rudarë dhe në Lagjen e Boshnjakëve janë larguar, ajo në Zupç vazhdon të qëndrojë ende.

 

Gazetarja e RTK-së, Elmina Osmani e ka vizituar edhe këtë aksin rrugor që shpie në pikën kufitare në Bërnjak dhe raporton se aty barrikada nuk është larguar ende. Po ashtu, ajo ka bërë të ditur se nuk ka vërejtur as lëvizje të KFOR-it e as EULEX-it në këtë pjesë.

Largohen barrikadat në Rudarë dhe Lagjen e Boshnjakëve |Video

(E plotësuar) Pas 20 ditësh është liruar për qarkullim rruga në fshatin Rudarë të Zveçanit.

Gazetarja e RTK-së, Elmina Osmani, ka raportuar nga vendi i ngjarjes se tashmë të gjitha barrikadat në këtë fshat janë larguar dhe ka rifilluar qarkullimi i lëvizjes së lirë në këtë aks rrugor. Ndërkaq, ajo ka bërë të ditur se te vendi i quajtur “Shkëmbi i Dudës” edhe më tutje qëndron rruga e bllokuar, pasi aty ndodhen kampionët e djegur. Po ashtu edhe në Lagjen e Boshnjakëve janë tërhequr barrikadat. Nga 4 kamionë sa ishin vendosur, ka mbetur vetëm edhe një, e i cili sipas informacioneve nuk ka mundur të ndizet.

Nis largimi i barrikadave në veri, Borell përgëzon dhe kërkon dialog

V.Shatrolli & J.Musliu/RTKlive

(E plotësuar)  Pas  20 ditësh, ka filluar largimi i barrikadave në fshatin Rudare të Zveçanit.

Kamionët e vendosur nga serbët lokalë e që kishin penguar lëvizjen e lirë në këtë aks rrugor, kanë nisur të largohen nga vetë ata që i kanë vendosur.

Barrikadat u vendosën  20 ditë pas arrestimit të ish-zyrtarit policor, Dejan Pantiq, i cili dshohet për kryerjen e veprave të terrorizimit, duke demoluar zyrat e Komisonit Komunal Zgjedhor në Mitrovicën e Veriut.

Këtij të fundit, me kërkesë të prokurorit, gjykata ia ndryshoi masën e paraburgimit, duke e lënë në arrest shtëpiak.

Kjo ka bërë që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, t’u kërkojë serbëve të veriut që t’i largojnë barrikadatat.

Në anën tjetër, shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell deklaroi se diplomacia mbizotëroi në uljen e tensioneve në veri të Kosovës.

“Dhuna nuk mund të jetë kurrë një zgjidhje”, shkroi ai në rrjetet sociale.

“Mirëpres lidershipin e përgjegjshëm të Presidentit Vuçiq dhe Kryeministrit Kurti”, shkroi Borrell. Ai shtoi se kjo është një punë e madhe ekipore e BE-së, SHBA-së dhe NATO-KFOR-it.

“Faleminderit të gjithë të përfshirëve! Tani kemi nevojë për përparim urgjent në dialog”.

ExpressAktiv

Rtk.live