Banorët e rrugës “Vëllezërit Gërvalla” në Prishtinë, dolën në protestë të enjten pasdite, pasi sipas tyre Ndërmarrja Publike, vendosi laurat në lagjen e tyre pa i pyetur fare.

Ata po ankohen se janë shumë familje të cilave nuk po u pëlqen ky vendim dhe për të cilin kanë dorëzuar edhe një peticion në komunë.

Banorëve nuk po u pëlqen që duhet bërë shumë dokumente gati për t`u pajisur me kartela që do u mundësonte hyrjen në parking.

Në vend të ngjarjes doli edhe njësia speciale e Policisë së Kosovës, por intervenimi i tyre nuk ishte i nevojshëm pasi rruga u lirua pas rreth një ore, dhe u la takim më përfaqësuesit e “Prishtina Parking” të hënën në mëngjes.

ExpressAktiv

KlanKosova.tv