Sot është shënuar 24-vjetori i Masakrës së Reçakut, ku u vranë 45 civilë shqiptarë nga forcat serbe.

Për të shënuar këtë përvjetor është mbajtur një ceremoni, ku morën pjesë krerë të pushtetit, derisa memorialin e kanë vizituar liderë opozitarë dhe qytetarë të shumtë.

Sot në Reçak, nuk mungoi as ambasadori William Walker që i dha jehonë masakrës së 15 janarit të vitit 1999, duke e quajtur krim kundër në njerëzimit.

Derisa ishin në Reçak, Kurti dhe Osmani bashkë me ambasadorin Walker kanë vizituar edhe shtatoren e këtij të fundit, e cila u inaugurua para gjashtë vitesh.

“Pas homazheve, në shoqëri edhe të ambasadorit William Walker, përfaqësuesve diplomatikë të akredituar në Kosovë dhe në prani të shumë qytetarëve, kryeministri Kurti ka vazhduar me nderime te varrezat e të vrarëve nga forcat serbe, si dhe ka vizituar shtatoren e ambasadorit Walker”, thuhet në komunikatën e ZKM-së.

ExpressAktiv

GazetaExpress