Ambasada e Gjermanisë hap listën për caktimin e terminëve për muajin mars – prill

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se tashmë ka bërë hapjen e listës së aplikimeve për periudhën kohore mars – prill të vitit 2022.
I ri /Lajme0
Ambasada e Gjermanisë hap listën për caktimin e terminëve për muajin mars – prillFoto: Ilustrim
Sipas këtij njoftimi, në faqen e ambasadës gjermane bëhet e ditur se lista e aplikimeve për caktim të terminëve do të jetë e hapur deri me datën 15 shkurt 2022.

“Aktualisht është e hapur lista e regjistrimeve për termine për periudhën mars deri në fillim të muajit prill. Lista do të mbetet e hapur deri më 15.02.2022 në orën 14:00”, njoftimin e ambasadës.

 

Po ashtu, vlenë të theksohet se javë më parë nga ambasada e Gjermanisë në Kosovë kishin njoftuar se si shkak i rritjes së numrit të rasteve të infektimeve me COVID-19 si dhe variantit Omicron, variant i cili po përhapet me të madhe edhe në Kosovës, përkohësisht numri i termineve që vihen në dispozicion çdo ditë për aplikime për viza është dashur të reduktohet ndjeshëm.

Ndërkaq, drejt Gjermanisë mund të udhëtojnë vetëm personat që posedojnë një dëshmit të vaksinimit të plotë kundër virusit COVID-19 me njërën nga vaksinat e lejuara EMA (BionTech-Pfizer/Cominarty, Moderna, AstraZeneca/Vaxzevria – secila nga dy doza, kurse Johnson&Johnson/Janssen – një dozë), doza e fundit e vaksinës duhet të jetë e marrë së paku 14 ditë më parë, ose mund të dëshmojnë që për ata persona vlenë njëra nga përjashtimet e kufizimeve aktuale të udhëtimit.

ExpressAktiv

suharekaonline.com