Një aksident trafiku mes një veture dhe një këmbësori ka ndodhur sot para hyrjes së Fakultetit të Shkencave Matematiko Natyrore në Prishtinë, raporton Express.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinë, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 10:30, në rrugën”Eqrem Çabej”,në Prishtinë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të një automjeti dhe një këmbësori.  Si pasojë e aksidentit këmbësori,  ka pësuar lëndime dhe i njejti është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merren hetuesit e trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti./GazetaExpress

ExpressAktiv