Vetëm në 24 orët e fundit kanë ndodhur mbi 60 aksidente në trafik, me të lënduar e me dëme materiale. Numri më i madh i tyre shkaktohen si pasojë e mosrespektimit të rregullave në trafik nga ana e shoferëve, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe mbrëmë në fshatin Llapashticë të Podujevës, ku janë përfshirë katër vetura dhe për pasojë dy persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore.

Sinjalizuesit e Sinjalit kanë bërë të ditur se i dyshuar për shkaktimin e këtij aksidenti është B.M., 50-vjeçar, i cili është arrestuar dhe tashmë ndodhet në ndalim policor.

Në anën tjetër, njëri nga shoferët e përfshirë në aksident ka pësuar lëndime të rënda është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.

ExpressAktiv

Gazeta Sinjali