Home Lajme Aksident i rëndë në hyrje të Drenasit, tre të lënduar

Aksident i rëndë në hyrje të Drenasit, tre të lënduar

RTKlive

Në magjistralen Skenderaj – Drenas, në fshatin Gllobarë, sot rreth mesditës ka ndodhur një aksident në të cilin janë përfshirë të paktën dy vetura, si pasojë e kësaj janë lënduar tre persona, në mesin e tyre edhe një fëmijë.

 

“Të paktën janë tre të lënduar rëndë në mesin e tyre edhe një fëmijë”, njofton gazetarja Trëndelina Ramadani.

Si pasojë e këtij aksidenti, në rrugën Skenderaj – Drenas në fshatin Gllobarë, tre personat e lënduar kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e aksidentit.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, në 24 orët e fundit, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, 19 aksidente trafiku me të lënduar dhe 18 aksident trafiku me dëme materiale. Gjithashtu bëhet e ditur se në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 1239 tiketa trafiku.

ExpressAktiv

Rtk.live