Aksident i rëndë në Fushë Kosovë: Furgoni godet këmbësoren (FOTO)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutash në Fushë Kosovë, ku një furgon ka goditur një këmbësor, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur një sinjalizues i Sinjalit, i cili ka dërguar edhe pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se këmbësorja ka pësuar lëndime të rënda dhe akoma nuk dihet gjendja e saj shëndetësore.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe Policia dhe kanë njoftuar se këmbësorja është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 13:30  kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një  këmbësore dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore ka pësuar këmbësorja,  e cila është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut.:”

325046722 743924443636489 4609711787367406059 n

ExpressAktiv

GazetaSinjali