Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka dënuar gjuhën e përdorur dhe reagimet fyese ndaj Agim Ademit, gazetarit të Grupit KOHA, Agim Ademi, të cilat kanë ardhur pas një shkrimi për shpenzimet e kryetarit të Shtimes, Qemajl Aliu.Sipas AGK-së, zyrtari i lartë i Lëvizjes Vetëvendosjes në Shtime, Halil Kurteshi e ka quajtur Ademin “argat i Klanit Pronto”.“AGK-ja e konsideron këtë gjuhë të papranueshme dhe që rrezikon direkt sigurinë e gazetarit Ademi”, thuhet në reagimin e AGK-së.
Përmes këtij reagimi Asociacioni, ka ftuar kryetarin Aliu që të distancohet nga presionet që po i bëhen gazetarit pas raportimeve të tij.“AGK-ja e fton kryetarin Aliu që të distancohet nga presionet që po i bëhen gazetarit pas raportimeve të tij, që janë bazuar në dokumente që sigurohen me kërkesën në qasje në dokumente publike”, thuhet tutje në reagim.Sot është shënuar Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit në të gjithë botën.

ExpressAktiv

Kallxo.com