Home Lajme AAK shënon 22-vjetorin e themelimit

AAK shënon 22-vjetorin e themelimit

Në 22-vjetorin e themelimit të AAK-së, deputeti, njëherësh sekretar i përgjithshëm Besnik Tahiri ka folur për rolin e kësaj partie në zhvillimet në vend.

 

Ai përmes një shkrimi të gjatë në Facebook, është shprehur se para 22 vjetësh Ramush Haradinaj, bashkë me një pjesë të lidershipit luftës, kontribuues të çështjeve kombëtare e politike themeloi AAK-në, vendosi themelin dhe urat për shumë procese dhe zhvillime politike, që do të pasonin.

“Në vitin 2000, ishte koha kur të tjerët po i frynin ndarjeve, përplasjeve e polarizimeve politike, në ‘theqafje’ deri në pambarim. Në atë kohë, Haradinaj themeloi Aleancën, me vizionin e qëndrueshmërisë politike, bashkimit, tolerancës, dhe mbi të gjitha, shtet-formimit. Edhe kësaj radhe, Haradinaj, vendosi kauzën mbi inatet dhe ideologjitë”, ka shkruar Tahiri.

Shkrimi i plotë:

22 vjet, në shërbim të vendit!

Sot, 22 vjet më parë u themelua Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Para 22 vjetësh, gjenerali Haradinaj, bashkë me një pjesë të lidershipit luftës, kontribuues të çështjeve kombëtare e politike themeloi AAK-në, vendosi themelin dhe urat për shumë procese dhe zhvillime politike, që do të pasonin.

Në vitin 2000, ishte koha kur të tjerët po i frynin ndarjeve, përplasjeve e polarizimeve politike, në ‘theqafje’ deri në pambarim. Në atë kohë, Haradinaj themeloi Aleancën, me vizionin e qëndrueshmërisë politike, bashkimit, tolerancës, dhe mbi të gjitha, shtet-formimit. Edhe kësaj radhe, Haradinaj, vendosi kauzën mbi inatet dhe ideologjitë.

Në fillimet e saj, në konsolidim e sipër, Aleanca nuk kishte pasur kohën të investonte, për të fituar garën politike. AAK pranoi verdiktin e sovranit, kryetarët e saj të komunave, deri atëherë të emëruar, në mënyrën më ceremoniale dhe demokratike dorëzuan detyrën, me kulturë të lartë demokratike. AAK dha shembullin e tolerancës dhe bashkëpunimit politik, deri atëherë jo fort në trend.

Në vitin 2001, pas një bllokade të gjatë të themelimit të institucioneve, ishte vetë Ramush Haradinaj, ai që ofroi fuqinë politike të AAK-së, për të themeluar qeverinë e parë, pa asnjë kushtëzim. Pas konsolidimit, AAK, në vitin 2004, nën udhëheqjen e Ramush Haradinajt si kryeministër, arriti tri synime të mëdha për vendin:

1. Me lidershipin, drejtoi vendin me standardet para statusit, drejt shpalljes së Pavarësisë. Atëherë themeloi dy ministri, atë të Punëve të Brendshme dhe Drejtësisë;

2. U arrit koalicioni i parë mes dy krahëve politik të polarizuar, që njëherë e përgjithmonë, e fundosi idenë e ndarjes së krahut të luftës kundrejt atij të paqes;

3. Më 9 mars 2005, duke dalë para drejtësisë ndërkombëtare, tregoi maturinë e lidershipit të vendit në fushën e sundimit të ligjit.

Pa asnjë mbështetje institucionale, Ramush Haradinaj, i vetëm dhe me dinjitet prej burrështetasi, e mbrojti UÇK-në dhe imazhin e vendit ndërkombëtarisht. E bëri këtë, duke i përmbysur 36 pika të aktakuzës shpifëse. Komuniteti ndërkombëtar mbeti i befasuar, me gatishmërinë dhe sakrificën e gjeneralit dhe kryeministrit.

Më 2008, fitoi në Tribunalin e Hagës, u kthye në Kosovë faqebardhë e me dinjitet. Përkrahja e qytetarëve ishte e pa rezervë, ashtu siç ishte dhe është mirënjohja jonë për secilin pa dallim. Ishte koha e pas shpalljes së pavarësisë, kur qeveria e atëhershme ishte në piedestalin e saj. Ishte koha, kur ne si opozitë flisnim hapur për defektet në shoqëri e qeveri.

Më 2009, AAK fitoi, 18 për qind në nivel komunal, udhëhoqi me 5 komuna, me të cilat, atëherë e tash, nuk ka asnjë aferë korruptive.

Fillim viti i 2017-ës ishte vit i vështirë për AAK-në, na u ndalua në Colmar të Francës, padrejtësisht kryetari ynë, i cili u mbajt deri në Prill, kohë jo e lehtë, por prapë triumfuam. Edhe në këtë kombinim kompleks, kryeministri Haradinaj:

1. Pengoi ndarjen, nuk kalkuloi;

2. Vendosi taksën, nuk kalkuloi;

3. Themelimi i Ushtrisë, guxoi;

4. Pavarësoi Kosovën në fushën e energjisë;

5. Hodhi hapin për konsolidimin e Trepçës.

Gjenerali me taksën dhe përballjen me Serbi, dha mesazh që Colmari dhe montimet tjera, nuk do ta ndërronin asnjëherë qëndrimin e tij për shtet e sovranitet.

AAK-ja dhe Ramush Haradinaj kur përkulet para varrit të Komandantit Legjendar, Adem Jashari, dhe heronjve që dhanë gjakun, ka në zemër e mendje këto fakte: Për 22 vjet qeverisje, Ramush Haradinaj qeverisi vetëm dy vjet, por me punë të mëdha;

– Themeluam Ushtrinë,

– Ndaluam ndarjen,

– Ndaluam Vuçiq-in dhe Vuçiq-at tjerë me taksën 100 %;

– Bëmë Autostradën Energjetike me Shqipëri dhe Trepçën;

– Ligjin për Kryeqytetin;

– Rritjen e pagës për njerëz të ligjit e drejtësisë, për rreth 650 prokurorë e gjykatës;

– Bashkëpunimin politik ndër-partiak, për shtet;

– Bashkëpunimin dhe partneritetin me miq e aleatë, dhe jo pasivitetin e veprimin pa Agjendë.

– Kurrë nuk e lëvizëm kursin kombëtar, pro amerikan e euroatlantik.

Anëtarë të AAK-së, shumë prej jush jeni në mendime se çfarë kursi e drejtimi kemi mbajt, lexoni më lartë e shihni që për 22 vjet drejt kemi qëndruar. Ia kemi borxh vendit mos me u ndalë, por me u rrit. Kështu edhe do të jetë! Urime!

ExpressAktiv

Rtk.live